Tashmë s’është sekret që gjiganti gjerman i veturave, Volkswagen, është duke krijuar një sistem hibrid për modelet Golf dhe tani kanë dalë detajet e para për projektin.
Sipas “AutoCar”, kompania po punon në dy sisteme të ndara për modelet Golf.
Golfi hibrid ka motor 1.5-litërsh TSI benzinë dhe një bateri 48V litium-jon.
Ndërsa modeli Golf hibrid Plus ka 35 kuajfuqi më shumë në versionin e motorit elektrik. Kjo veturë do të ketë sistem që funksionon me të gjitha rrotat, transmeton Albinfo.ch.
Aktualisht nuk ka raportime se kur do të mund të vijnë versionet e veçanta të modelit ndër më të famshmit në botë.