Sipas rezultateve të numëruara nga Komisioni Qendror Zgjedhor deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka fituar asnjë komunë.
Por, Lëvizja Vetëvendosje shkon në balotazh në gjashtë komuna të Kosovës: Prishtinë, Podujevë, Gjilan, Kamenicë, Kaçanik dhe Prizren, raporton televizioni publik i Kosovës.
Në Prishtinë, Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje shkon në balotazh me Arban Abrashin nga Lidhja Demokratike e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Me LDK-në, Vetëvendosje shkon edhe në Podujevë. Agim Potera do të shkojë në balotazh me Agim Veliun e LDK-së i cili nga rezultatet e procesuara deri më tani prin bindshëm.
Në Gjilan do zhvillohen zgjedhjet edhe njëherë mes Sami Kurteshit dhe Lutfi Hazirit të LDK-së. Ky i fundit është në avantazh ndaj Kurteshit.
Balotazhi në Kamenicë është në mes të Qëndron Kastratit dhe Shaip Surdullit të LDK-së.
Ndërkohë, në Prizren, lëvizja Vetëvendosje shkon në balotazh me PDK-në, ku do përballen edhe njëherë Shqair Totaj dhe Mytaher Haskuka.
Ndërsa, në Kaçanik, Besim Ilazi nga PDK dhe Basri Kodra nga LVV.
Rezultatet janë duke u numëruar dhe ende Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka dalë me rezultatet përfundimtare, andaj mund të ketë zhvillime tjera.
Në Vushtrri ende janë votat duke u numëruar. Edhe në këtë komunë pritet të ketë balotazh.