Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar sërish anulimin e vendimit të Qeverisë për dhënien e 53 milionë eurove shtesë kompanisë “Betchel & Enka”, për autostradën “Arbën Xhaferi”.
Në një konferencë për media, deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, ka thënë se, sipas informacioneve që kanë, ende nuk është nënshkruar kontrata me këtë kompani.
Sipas Aliut, kjo i jep mundësi Qeverisë ta anulojë këtë vendim dhe të evitojë dëmin prej 53 milionësh.
Aliu, më tutje ka shtuar se, nëse kjo kontratë është nënshkruar, organet e drejtësisë duhet t’i gjejnë fajtorët për dëmin e shkaktuar ndaj buxhetit të shtetit.