Vullnetarë të shumtë të organizatës “Let’s Do It Kosova” kanë realizuar një aksion pastrimi në fshatin Stanishor të Gjilanit, nga ku janë larguar qindra tonelata me mbeturina.
Aksioni i sotëm u realizua në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale për Shërbime Publike, Kompaninë turistike “Dita” dhe ndërmarrjen “Eco-Higjiena”, e cila ka ofruar makinerinë e saj për largimin e mbeturinave. Aksionit iu bashkuan edhe disa nga vullnetarët e ‘Mëngjesit’ në Gjilan.
Në kuadër të projektit “Let’s Do It Legal” do të mbahet edhe tryeza e katërt me radhë me akterë përgjegjës për mjedisin ku do të diskutohet për Implementimin dhe Promovimin e Urdhëresës Administrative për Gjoba Mandatore theksohet në njoftim.