Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin, gjatë ditës së sotme ka deklaruar për mediat serbe se ushtria serbe është e gatshme që të ndërhyjë në Kosovë.
“Ushtria është gati për të përmbushur ndonjë urdhër të presidentit, Aleksandar Vuçiq, i cili është komandanti suprem i forcave të armatosura, për të mbrojtur jetët e serbëve në Kosovë”, tha Vulin për RTS, përcjell Albinfo.ch.
Ai tha edhe se: “Ne i kemi përmbushur të gjitha parakushtet, dhe a do apo nuk do të ndërhyjmë, kjo është çështje e udhëheqjes së shtetit”.
Ministri i mbrojtjes, këto deklarata i ka dhënë pas ngjarjeve të fundit të cilat kanë ndodhur ditëve të fundit në Kosovë.
Qeveria e Kosovës, ka ngritur taksën nga 10% në 100% ndaj mallrave që vijnë nga Serbia për në Kosovë.
Gjithashtu policia disa ditë më parë arrestoi katër persona të dyshuar për vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.
Vulin thotë edhe se nëse serbët e Kosovës kanë nëvojë për ndihmë, ai do të I ndihmojë ata.