Sot, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u ka ndarë dekorata ish-drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq dhe ish-shefit të operativës në Policinë e Kosovës për veri, Aleksandar Filipoviq, përcjell albinfo.ch.
Gjuriqit iu dha “Urdhri i Meritës për Mbrojtje dhe Siguri të Klasit të Parë”, ndërsa Filipoviqit iu nda medalja e artë për guxim “Milosh Obiliq”.
“Ju iu bindët vendit tuaj, edhe kur nuk jeni pajtuar me vendimet e tij, keni bërë atë që ju ka dashur zemra dhe jeni sjellë me nder, kur ju penguan të kryeni detyrën”, tha Vuçiq.
“Faleminderit për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit gjatë gjithë këtyre viteve, për sfidën, për besimin, për shpresën dhe dashurinë që keni treguar ndaj popullit serb dhe shtetit të Serbisë, ndaj Kosovës”, tha presidenti serb.