Vuçiqi gjatë një konference të mbajtur pas takimit që pati me kongresistin amerikan, Eliot Engel, në Beograd, shtoi se gjithashtu Prishtina po tenton të ndalojë lirinë e fjalës, arrestimin dhe dëbimin e të gjithë atyre që kundërshtojnë politikën e saj dhe vendosjen e kontrollit mbi veriun dhe dëbimi i serbëve nga tërë territori i Kosovës.
“Shtrohet pyetja pse po e bën këtë Prishtina, cili është qëllimi përfundimtar i Prishtinës dhe disave nga perëndimorët që mbështesin këto masa dhe çfarë është ajo që mund të bëjmë”, tha ndër të tjera ai.