Menjëherë pas takimit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “është e nevojshme që Prishtina ta përmbushë obligimin e saj për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të ndërmarrë me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit dhjetë vjet më parë”, përcjell albinfo.ch.
Këto komente kreu i shtetit serb i bëri pas një takimi që pati me Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm për Çështje Politike dhe Politikat e Sigurisë të NATO-s.
Sipas një njoftimi për media të zyrës së Vuçiqit, zyrtari i lartë i Aleancës Veri-Atlantike tha se NATO-ja mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.