Sot në Beograd presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohet me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.
Siç është raportuar nga mediat serbe, Vuçiq në këtë takim do të bisedojë me serbët e Kosovës rreth bisedimeve të mbajtura të enjten në Bruksel mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, raporton Albinfo.ch.
Në takim paralajmërohet të marrin pjesë përfaqësuesit e Listës Serbe, kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit nëpër institucione.
Më pastaj Vuçiq do të mbajë fjalimin e paralajmëruar nga e enjtja, drejtuar qytetarëve, e që sipas Petar Petkoviq do të jetë njëri ndër fjalimet më të rëndësishme të tij./Albinfo.ch