Thuhet se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është hospitalizuar pas disa problemeve me zemër, kanë njoftuar më 16 nëntor përmes një komunikate nga Zyra e Presidentit. Në komunikatë theksohet se Vuçiq është hospitalizuar më 15 nëntor në Spitalin Ushtarak të Beogradit, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu, lajmi është konfirmuar mëngjesin e sotëm nga presidenca serbe me një deklaratë të shkurtër për mediat, pa shtuar detajet të tjera.
Një zyrtar qeveritar që foli në kushte anonimiteti i tha Reuters të Shtunën: “Presidenti tani është i qëndrueshëm”. /Albinfo.ch