Viktima raportohet të jetë me origjinë nga Presheva, thotë për albinfo.ch Burim Berisha, i cili ishte i pranishëm në xhami. Sipas tij, dyshohet për hakmarrje. “Një 50-vjeçar vrau me 5 plumba një shqiptar po të njëjtës moshë për hakmarrje, ngase ia paska vrarë vëllain”, thotë Berisha për albinfo.ch.
Më tutje Berisha thotë se bëhet fjalë për një ngatërresë familjare që kishte fillet para 20 vjetëve. Vrasësi nuk ishte xhemat i rregullt i xhamisë “El Hidaje”. Ai kishte ardhur për të marrë hakun nga regjioni i Sargans-it të Zvicrës. Akti makabër ka tmerruar besimtarët e pranishëm.
Rastin e ka konfirmuar edhe policia. Në një xhami në lagjen St Gallen, gjatë një shkëmbim zjarri që ishte dëgjuar të premten ka mbetur i vdekur një person.
Një patrullë policore arriti disa minuta më vonë në vendin e ngjarjes dhe takuan një njeri me një pistoletë, ka thënë zëdhënësi, Gian Andrea Rezzoli. Policia nuk ka dhënë më shumë detaje për shkak të hetimeve.