Mbrëmë pas mesnatës, rreth orës 01.00, në fshatin Xërxë të Rahovecit siç njofton Policia rajonale e Prizrenit është vrarë një dhe është plagosur një person tjetër.
Personi që ka humbur jetën është A.P. lindur më 1960, ndërkohë djali i tij D.P. (1988) ka marrë plagë dhe gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.
Nga ana tjetër, mediet serbe njoftojnë se viktimat janë dy serbë, babë e djalë.
Sipas informatave preliminare viktimat kanë qenë në një lokal në fshatin Xërxë, pasi kanë dalë nga aty në parkingun e lokalit, duke dashur të hipin në veturën e tyre janë sulmuar me armë zjarri nga persona të panjohur.
Hetuesit policor menjëherë i janë përgjigjur thirrjes duke dalë në vend ngjarje, për të kuptuar rrethanat e kësaj vrasje. Sipas informatave të para viktimat kanë prejardhje nga Kroacia, më saktësisht nga Sllovenski Brod, të cilët kanë jetuar në Hoqë të Madhe të Rahovecit.