Një tigër është vrarë në Paris pasi kishte ikur nga një cirk vetëm pak rrugë në jug të Kullës së Ajfellit.
Policia njoftoi se tigri kishte humbur në distriktin e 15-të, por “tani rreziku është eliminuar”.
Askush nuk ishte lënduar nga tigri që peshonte 200 kilogramë.
Trafiku rrugor në këtë hapësirë ishte ndaluar përkohësisht. Qytetarët kishin njoftuar autoritetet kur e kishin parë tigrin në rrugë.
“Ishte shumë tigër i madh”, ka thënë një dëshmitar i quajtur Ralph për “Le Parisien”. “Dëgjuam dy apo tri të shtëna”.
Tigri ishte vrarë në një rrugicë në Paris. Pronari i tigrit është ndaluar nga policia.
Cirku “Bormann Moreno” sapo ishte vendosur në Paris dhe planifikonte të mbante show që nga 3 dhjetori.