Spiralja e dhunës terroriste në Paris ka shënuar një rritje të madhe. Vetëm në sallën e koncerteve “Bataclan” e cila ishte marrë peng nga terroristët njoftohet të kenë gjetur vdekjen rreth 100 veta, pasi që policia kishte sulmuar pengmbajtësit duke provuar të çlironte qytetarët e mbajtur peng.
Këtë njoftim e jep agjencia e lajeve AFP duke iu referuar qarqeve policore.
Sipas magazinit të lajmeve “Le Point” me rastin e përpjekjes së policsë për të përfunduar pengmarrjen janë vrarë dy nga sulmuesit.
Situata në vendet tjera ku ka pasur shpërthime vazhdon të mbetet e paqartë