Zia ka kapluar familjen Veliu, pasi djali i tij Aliu, është vetëvrarë në litar, raporton “T7”.
32-vjeçari kishte jetuar për rreth një dekadë në Belgjikë dhe ishte rikthyer para një viti, përcjell albinfo.ch.
Pikërisht ky ka mundur të jetë motivi i kësaj ngjarje të rëndë, derisa familjarët dhe fqinjët thonë se ai ishte djalë i mirë dhe nuk kishin probleme me të.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Ai është varrosur të enjten.