Një burrë dhe një grua që jetonin në partneritet janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në St-Cierges të kantonit Vaud. Policia ka konstatuar se zvicerani 40 vjeçar ka vrarë me një thikë kuzhine partneren e tij 48 vjeçe e pastaj edhe veten, njofton agjencia e lajmeve sda.
Dy kufomat i ka gjetur në orën 12 e 45 një i njohur i tyre.
Prokuroria, për sqarimin e plotë të rrethanave që kanë sjellë vdekjen e dyfishtë ka iniciuar një procedurë penale.
Dy personat tashmë të vdekur jetonin prej vitesh së bashku dhe kishin fëmijë nga martesa të ndryshme. Gruaja punonte si inxhiniere e pavarur ndërsa burri merrej me bujqësi
Sipas zëdhënësit të Policisë Kantonale të Vaudit, Eric Flaction askush nuk qenë dëshmitar i krimit.