Që nga viti 1999 personit sot 35 vjeçar nga Shqipëria, i kishin humbur gjurmët dhe vetëm pak ditë me parë, falë një indikacioni të ardhur nga Shqipëria, ai është kapur nga policia në Ostrhauderfehn të Gjermanisë së Veriut, në afërsi të Bremenit. Me këtë ka marrë fund arratia 16 vjeçare e shqiptarit të dyshuar edhe për vepra tjera të dënueshme, te kryera në Gjermani.
Ai ka jetuar në Gjermani ilegalisht, me dokumente të falsifikuara.
Personi i arrestar dyshohet se në vitin 2013 ka kërcënuar me thikë nje grua në Bremen dhe ia ka grabitur asaj çantën nga dora, shkruan ga-online.de.
Me rastin e arrestimit, shqiptari, i cili së fundi ishte i angazhuar në terrenin e prostitucionit, është dorëzuar pa rezistencë.
Lajmi për arrestimin e tij është bërë i njohur vetëm më 8 dhjetor, ndërsa arrestimi ka ndodhur katër ditë më parë, më 4 dhjetor, transmeton albinfo.ch. Personi në fjalë ndodhet në burgun për hetime, në Bremen.