Mediat në Kosovë raportojnë se ka shkuar në dy numri i viktimave në rastin tragjik në Vushtrri, përcjell albinfo.ch.
Viktima ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare, ku ishte duke u trajtuar.
Ai nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve, njofton policia.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Të dielën në Vushtrri, shkaku i përplasjes mes disa personave u vra një person dhe ishin plagosur dy të tjerë.
Njëri nga të plagosurit ishte në gjendje shumë të rëndë.
Lidhur me rastin janë arrestuar pesë të dyshuar.