Vranësira të shpeshta, të cilat herë pas herë sjellin reshje shiu, do të mbizotërojnë motin në zonat veriore dhe qendrore të Shqipërisë, duke filluar nga orët e para të ditës.
Ndërsa pas mesditës parashikohet që reshje të pakta të përfshijnë edhe zonat jugore e juglindore.
Sipas MeteoAlb, mbrëmja sjell largim të vranësirave dhe përmirësim të kushteve të motit.
Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale, duke u luhatur nga 12°C mëngjesi deri në 30°C mesdita.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë, shkruajnë mediat në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.