20min.ch ka hapur votim për lojtarin më të mirë të vitit 2015 te Luzerni. Për t’i votuar njërin nga tre shqiptarët klikoni KËTU: http://www.20min.ch/community/ratings/?ratingid=624
Për të votuar Hekuran Kryeziun, Jahmir Hykën dhe Migjen Bashën duhet të klikoni mbi foton e njërit nga këta dhe pastaj ta klikoni fjalën ‘abstimmen’.
Kryeziu ishte titullar i padiskutueshëm te Luzerni dhe ka luajtur gjithsej në 17 ndeshje, duke shënuar një gol dhe duke bërë katër asistime dhe ka pasur 1291 minuta gjithsej.
Ndërkohë pas Hekuranit, i dyti me më së shumti minuta është Jahmir Hyka, me 748 minuta gjithsej, duke shënuar një gol e dy asistime.
Ndërkohë Migjen Basha ka më pak minuta se dy të lartpërmendurit, gjithsej 294 minuta.