Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka votuar para pak minutash në Fakultetin Teknik, në Prishtinë.
Pas votimit, ajo ka thënë se Kosova është demokracia më e zhvilluar në rajon, transmeton albinfo.ch.
“Sot është dita vendimtare që të gjithë qytetarët të japin kontribut duke marrë pjesë në procesin më të rëndësishëm, nga i cili legjitimohet parlamenti i ardhshëm dhe pastaj edhe institucionet e tjera, por edhe merren vendime që kanë rëndësi për jetën e tyre”, deklaroi Osmani.