Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka votuar për zgjedhjet parlamentare në shkollën Faik Konica në Prishtinë.
Në prononcimin e tij, Abdixhiku ftoi të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të votojnë.
“Në këtë ditë të demokracisë, ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë masivisht në vendosjen e fatit të tyre dhe të Republikës së Kosovës për katër vitet e ardhshme”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.