Periudha për regjistrimin e bashkatdhetarëve që të votojnë përmes postës për zgjedhjet e parakohshme ka filluar më 30 gusht dhe do të zgjasë deri më 10 shtator.
Për këto ditë numri i bashkatdhetarëve që kanë aplikuar për regjistrim është 4.977, vetëm përmes emailt, kanë bërë të ditur për albinfo.ch zyrtarë nga KQZ-ja.
Ndryshe diaspora po cilësohet si shumë e rëndësishme dhe vazhdimisht politikanë, analistë e njohës të çështjeve politike po bëjnë thirrje drejt diasporës që të bëhen pjesë e këtyre zgjedhjeve përmes votës së tyre.