Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani ka konfirmuar 56 mijë e 910 vota nga diaspora.
KQZ i ka refuzuar rreth 22 mijë vota si të pavlefshme.
Nga votat e diasporës deri më tani janë numëruar 14 mijë e 133 vota, ku Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 10 mijë e 322 vota, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 1 mijë e 271 vota, ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës i ka marrë 1 mijë e 241 vota.