Ambasada e Kosovës në Itali ka njoftuar të gjithë mërgimtarët me të drejt vote (ata që janë regjistruar) të shtunën, me datë 8 shkurt 2025, do të zhvillohet votimi fizik në Ambasadë në Romë për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë.
Votimi do të nis nga ora 07:00 deri në 19:00, në adresen Via Tolmino, 12, 00198 Roma RM transmeton albinfo.ch.
Në lidhje me votimin duhet të keni parasysh me sa vijon:
– Verifikoni paraprakisht nëse jeni të regjistruar për votim fizik në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Romë, në linkun: https://diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter/AbroadVoterStatuses
– Me vete duhet të keni një dokument të identifikimit RKS me afat vlefshmërie (Pasaportë, Letërnjoftim apo Patentë shofer)
🗓️Data e votimit: 08 shkurt 2025
⏰Ora: 07:00 – 19:00
📍Adresa: Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë, Via Tolmino, 12, 00198 Roma RM