Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar të gjithë mërgimtarët me të drejt vote (ata që janë regjistruar) se votimi do të zhvillohet me datë 8 shkurt në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin (Königsallee 20A/20B, 14193 Berlin), duke filluar nga ora 07:00 deri në 19:00, transmeton albinfo.ch.
“Të dashur bashkatdhetarë, të gjithë ju që jeni regjistruar për votim për Zgjedhjet Parlamentare të Republikës së Kosovës në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, ju lutem ndiqni udhëzimet më poshtë:
Data e votimit: 08 shkurt 2025
Ora: 07:00 – 19:00
Adresa: Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin
Königsallee 20A/20B, 14193 Berlin
– Paraqitja e dokumentit të identifikimit me afat është i domosdoshëm për të realizuar të drejtën e votës.
– Për të verifikuar paraprakisht nëse jeni të regjistruar për votim në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, ju lutem shihni në linkun: https://diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter/AbroadVoterStatuses