Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po vazhdon turin e saj ballkanik.
Ajo ka udhëtuar drejt Bosnjë e Hercegovinës pas Maqedonisë së Veriut dhe Tiranës, nga ku ka postuar edhe një video në rrjetin social “X”.
Von der Leyen tha se i është “thyer zemra” pasi pa shkatërrimin e shkaktuar nga përmbytjet e fundit atje.
“Sot në Bosnjë e Hercegovinë, në zemër të Evropës, pashë shkatërrimin e shkaktuar nga përmbytjet e fundit. Mbeta zemërthyer. Evropa qëndron me ju. Ne do t’ju ndihmojmë të rikuperoni dhe rindërtoni. Kjo është ajo që do të thotë të jesh një fqinj, një partner dhe një anëtar i ardhshëm i BE-së”, ka shkruar Von der Leyen.
Pas Bosnjë e Hercegovinës, Von der Leyen do të vizitojë Prishtinën. Të shtunën ajo pritet të mbajë takime të ndara me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.