Bashkimi Evropian duhet të bëjë plante emergjente për të ndërprerë plotësisht furnizimet me gazin rus.
Kështu deklaroi këtë të mërkurë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, shkruan Sky News.
BE-ja ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke përfshirë furnizimet me energji dhe po përpiqet të gjejë burime të tjera, por Von der Leyen u shpreh se unioni duhej të ishte gati nëse Rusia bllokon furnizimet.
Disa javë më parë Gazprom shkurtoi furnizimet e tij të gazit natyror përmes tubacionit Nord Stream, duke shtuar presionin ndaj Gjermanisë dhe të tjera shteteve për të gjetur burime zëvendësuese.
Gazprom pretendon se shkak i reduktimit ishin vonesat në riparime, por udhëheqësit evropianë thonë se ishte çdo gjë ishte politike.
Bashkimi Evropian kohët e fundit ra dakord për një paketë të gjashtë sanksionesh kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës, duke përfshirë një ndalim të importit të naftës ruse deri në fund të vitit.