“General Motors” (GM) të dhënat nga shitja e tyre do t’i njoftojë gjatë javës së ardhshme.
Nëse konfirmohet, vendi i parë do të jetë një arritje e madhe për “Volkswagen”, reputacioni i të cilit ka rënë pas skandalit me testet për ndotjen në ambient, shkruan albinfo.ch.
“Toyota” ishte katër vjet e para në bazë të shitjeve, e cila ka rënë vetëm në vitin 2011 si rezultat i tërmeteve Tsunami në Japoni.
“GM” ishte udhëheqës i shitjeve për më shumë se shtatëmbëdhjetë vjet, deri në vitin 2008, kur “Toyota” ka tejkaluar për herë të parë, para së gjithash në tregun e SHBA-së.
Shitjet e “Toyota” ishin më mirë në krahasim me vitin e kaluar se sa në vitin 2015 me 0.2 për qind, e cila nuk ishte e mjaftueshme për të kapërcyer “VW”, shitjet e të cilit u rriten me 3.8 për qind.