Nxënësi nga Kosova, Leart Plakolli ka fituar vendin e parë në garat e matematikës të mbajtura në Dubai, shkruan albinfo.ch.
Kështu ka njoftuar kryetari komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Postimi i tij;
Janë gjithmonë kënaqësi takimet me fëmijë, por më të veçanta janë kur ato bëhen me fëmijë si Learti – fitues i garave të matematikës për grupmoshën e tij në Dubai.
Leart Plakolli nga Gllamniku ka përfaqësuar Kosovën në garat ndërkombëtare Brainobrain, në këto gara Learti është shpallur kampion, duke e bërë krenar familjen e tij, shkollën dhe të gjithë neve. Në këto gara kanë marrë pjesë rreth 2000 fëmijë nga 45 shtete të botës.