Është bërë pothuajse e zakonshme që futbollistët shqiptarë të jenë protagonistë në skuadrat e tyre në Zvicër.
Kështu ndodhi edhe në këtë javë. Kësaj radhe në formacionin e javës të publikuar nga ‘Blick’, është mesfushori Idriz Voca, përcjell albinfo.ch.
Voca shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij, Luzern në udhëtim te St. Gallen.
Kjo ishte fitorja e dytë në pesë ndeshjes për skuadrën e Luzernit, derisa St. Gallen ka shtatë sosh.
Voca gjithashtu është edhe anëtar i rregullt te Përfaqësuesja e Kosovës në futboll.
Formacioni i javës: Salvi, Sejmenoviq, Bangura, Grether, Moumi, Okafor, Voca, Modou, Bahoui, Karlen, Assale.
https://www.youtube.com/watch?v=YRn_nryohVU