Temperaturat e larta mbi 25 gradë celcius, të cilat po shoqërojnë muajin tetor, kanë bërë që pushimet në qytetin e Vlorës të zgjasin përtej sezonit. Kryesisht janë pushues nga Kosova, Maqedonia e Veriut etj., të cilët kanë zgjedhur që të kalojnë disa ditë në qetësinë e bregdetit të Vlorës dhe të shfrytëzojnë edhe çmimet e favorshme.
Bregdeti i Vlorës këtë fundjavë vjeshte është frekuentuar jo vetëm nga vlonjatët, por edhe nga pushues të ardhur kryesisht nga Kosova, Maqedonia e Veriut etj.
Për ta, kjo është koha më e bukur për të pushuar, pasi ka qetësi dhe çmimet janë më të favorshme.
“Sa është koha e mirë duhet ta shfrytëzojë njeriu. Unë jam nga Prishtina. Nga Maqedonia kam parë shumë”.
“Është një ujë i mrekullueshëm”.
“Uji është i pastër, më pelqen jashtë mase”.
Temperaturat e larta mbi 25 gradë celsues, të cilat po shoqërojnë muajin tetor, kanë bërë që pushimet në qytetin e Vlorës të zgjasin përtej sezonit turistik.
Me sa duket plazhi do të vijojë deri në fund të muajit, pasi moti do të sjellë temperature të larta.