Kontributi i Mësuesve duhet vlerësuar sidomos për pavarësimin e vendit u tha në ditën Ndërkombëtare të Mësueseve.
Në konferencën me temën “Liria e mësimdhënies i fuqizon mësimdhënësit”, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari, tha se janë falënderues dhe i kujtojnë me respekt të madh të gjithë mësimdhënësit që dhanë jetën për pavarësimin e vendit.
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, deklaroi se mësuesve iu ka lindur së pari ideja dhe dëshira për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ndërsa zyrtarët e Ministrisë së Arsimit, pohuan se ngritja e cilësisë së arsimit do të mbetet prioritet e kësaj qeverie.