Sulmuesi Mergim Berisha po kalon nëpër një formë shumë të mirë në Salzburg, në Austri.
Falë golave dhe paraqitjeve të jashtëzakonshme në këtë edicion, sipas “Transfermarkt” vlera e tij ka arritur në 10 milionë euro.
Ai është bërë futbollisti kryesor i skuadrës elitare austriake, ndërsa këtë edicion ka realizuar shtatë gola në kampionat për dhjetë ndeshje.
Gjithashtu, edhe në Ligën e Kampionëve ka realizuar katër gola.
Në tetor, Berisha kishte vlerën 2.5 milionë euro në treg, mirëpo që nga 21 dhjetori, kartoni i tij kushton katërfish më shtrenjtë.
Ndryshe, sulmuesi 22 vjeçar është në “radarin” e shumë skuadrave evropiane.