Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin tha se janë tri pika të rëndësishme dhe mjaft pozitive të vendimit që Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme mori dje për Shqipërinë, përcjell albinfo.ch.
“Të gjithë keni mundësi për të parë vendimin dhe ky është vendimi. Mund të jetë pak i komplikuar në gjuhën që përdor BE por do të përpiqem ta thjeshtoj.
Shqipëria ka marrë tre gjëra shumë të rëndësishme pozitive. E para: Njohja e rekomandimit e të gjithë punës. E dyta: Është një kalendar i qartë. Kjo është shumë e rëndësishme dhe nuk duhet të diskutojmë data dhe e r treta: Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme ka pranuar që Komisioni të nisë punën përgatitore”, theksoi ajo.