Ambasadorja në largim e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin një intervistë për DW thotë se sistemi i ri i gjyqësorit në Shqipëri tashmë është një realitet kushtetues.
“Sfida më e madhe ishte padyshim antagonizmi i brendshëm politik dhe interesat personale të grupeve, që në mënyrë konstante u përpoqën të kërcënojnë, bëjnë shantazh, të ulin dhe sulmojnë përpjekjet për reformat, qoftë kjo reforma në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, financat publike”, ka thënë ambasadorja.