Vjosa Osmani dje ka marrë zyrtarisht pozitën e kryeparlamentares në Legjislaturën e shtatë në Kosovë.
Menjëherë në ditën e parë të punës Osmani ka pritur vizitoret e veçanta në punë, njofton Klan Kosova.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka bërë të ditur se vajzat e saj e kanë vizituar në punë.
“Mirëmëngjesi nga dy vizitoret e para pas marrjes së detyrës së re. ?”, ka shkruar Osmani në Facebook, përcjell Albinfo.ch.
