Vjosa Osmani, presidentja në detyrë, ka dy fjalë edhe për LDK-në pas rezultatit të zgjedhjeve, transmeton albinfo.ch.
Osmani është shprehur se rezultati zgjedhor duhet të jetë mësim i mirë për LDK-në.
“Vota e qytetarëve pro VV-së dhe kundër të tjerave duhet të jetë mësim i mirë që fjala e dhënë para qytetarëve s’duhet të shkelet. Rezultati i sotëm duhet të jetë mësim edhe për LDK-në”, ka thënë Vjosa Osmani. /Albinfo.ch