Të kënaqur me organizimin, por edhe përfitimet janë ndarë edhe kryetari i Bashkisë së Vjenës, Michael Häupl dhe drejtori i përgjithshëm i ORF-së, Alexander Wrabetz.
“Vjena është krenare që ka qenë nikoqire e festivalit “Eurovizion”. Së bashku më televizionin ”ORF” kemi organizuar një festival madhështor”, ka thënë kryetari i Vjenës, Michael Häupl, për mediet austriake, njofton albinfo.ch.
Häupl, së bashku më drejtorin e përgjithshëm të ORF-së, Alexander Wrabetz, të martën prezantuan edhe bilancin e përfitimeve. Në përgjithësi vlera e përfituar nga Eurovizioni kap shumën e 27 milionë e 800 mijë eurove që i janë sjellë qytetit të Vjenës, ndërkohë më shumë se 200 milionë teleshikues nga e gjithë bota e kanë përcjellë spektaklin nga kryeqyteti i Austrisë.
Në një anketë të realizuar nga ORF, nga 1000 persona të anketuar doli se 68 % e tyre mendojnë se Eurovizioni ishte i organizuar në mënyrë profesionale, ndërkaq 63 % kanë thënë se Austria është prezantuar në mënyrë perfekte para shteteve të jashtme.