Për të gjitha informatat e nevojshme në lidhje me krizën e koronavirusit, në gjuhën shqipe mund t’ ju përgjigjet Januz Saliuka, bashkëpunëtor në Departamentin e Integrimit dhe Diversitetin në qytetin e Vjenës.
Në një video ai ka deklaruar: „Unë dhe kolegët e mi hulumtojmë në burime të besueshme në të gjitha mundësitë për t’u përgjigjur në pyetjet tuaja, pavarësisht për cilën lëmi bëhet fjalë: Për shëndetin, punën, strehimin, vendbanimin, ligjin e familjes apo problemeve në vetizolim“, ka thënë Saliuka, raporton „Albinfo Austria“.
Në fund ai ka treguar edhe kontaktin se në cilën adresë mund t‘i shkruani apo edhe numrat e telefonit, ku mund ta kontaktoni.
https://www.facebook.com/StartWien.at/videos/2288324598127988/