Shefqet Riza, babai i Triumf Rizës, policit të Kosovës që u vra 12 vite më parë, ka folur pasi është dhënë dënimi për herë të dytë nga Gjykata në Prishtinë për Enver Sekiraqën për shkak të ‘nxitjes së vrasjes’.
Autorët e vrasjes së djalit të tij, Riza i ka quajtur kriminelë, duke thënë se dënimi duhet të jetë shembull.
“Të jetë dënimi shembull, që kriminelët të mos kryejnë kurrë krime”. “Nuk u jam përzier gjykatave dhe nuk kam pasur arsye t’ju përzihem, unë besoj se dënimi ka mundur të jetë më kapital”, ka deklaruar babai i Triumf Rizës.
Ai është shprehur i pakënaqur me ecurinë e dënimit. Rreth 12 vjet pas vrasjes së pjesëtarit të Policisë se Kosovës, Triumf Riza, i akuzuari Enver Sekiraqa është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë 30 vjet burgim.
Ai ështe dënuar që e ka nxitur Arben Berishën ta vrasë Triumf Rizën. Berisha, në një proces të ndarë gjyqësor, është dënuar me 30 vjet burg, përcjell Albinfo.ch.