Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë e peshave deri në 57 kilogramë në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.
Nora Gjakova ia siguroi Kosovës medaljen e dytë në Lojërat Evropiane të këtij viti, pas të artës së Majlinda Kelmendit.
Gjakova u mposht nga rusja Daria Mezhetskaia në finalen e garave që po mbahet në Bjellorusi, raporton KosovaPress.