Bëhet fjalë për një qendër tregtare, e cila është sulmuar nga hajnat rreth orës 03:00.
Rreth këtij rasti, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se kanë nisur hetimet.
“Në Prishtinë, në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’, në një biznes është raportuar një rast vjedhjeje, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet fillestare, përderisa njësitet e tjera të krim teknikës do të kryejnë shikimin e vendit sipas procedurave. Pas përfundimit të hetimeve dhe procedurave të tjera, lidhur me rastin do të njoftoheni me kohë”, u shpreh Hoxha.