Pas vizitës së artistëve zviceranë në Gjilan, si dhe provave të përbashkëta me artistët kosovarë, në prill të këtij viti, tash pala kosovare është ftuar për vizitë në Bazel, ku së bashku do të inskenojnë një shfaqje teatrate mobile.
Këto aktivitete të përbashkëta teatrore Gjilan-Bazel fillojnë më 28 gusht deri më 1 shtator në Bazel, shkruan albinfo.ch.
Shfaqja „Vizita në BAzel“ është një komedi ndërkulturore që rrah temën e njohjes, paragjykimeve dhe keqkuptimeve në mes të kulturave.
Shfaqjet mobile fillojnë para restorantit Platanenhof, Klybeckstrasse 241 dhe përfundojnë në një ambient tjetër që është dhjetë minuta larg nga i pari.
Hyrja 20 Franga, përfshirë ushqim dhe pije
Më shumë infromacione në: www.theaterfalle.ch


