Dhjetë përfaqësues të organizatës fundamentaliste islamike që u kthyen në pushtet në Afganistan në vitin 2021, kanë mbërritur në Gjenevë këtë javë, transmeton albinfo.ch.
Qëllimi zyrtar i vizitës është takimi me Kryqin e Kuq dhe OJQ të tjera për bisedime rreth krizës humanitare në Afganistan.
Autoritetet zvicerane këmbëngulin se prania e delegacionit në vend nuk nënkupton njohjen e regjimit taleban.
Megjithatë, Ambasada e Afganistanit në Zvicër, e cila ende përfaqëson interesat e ish-qeverisë, shkroi në Twitter se është “e shqetësuar” nga një vizitë e një delegacioni taleban në një vend evropian, “ndërsa ndalimet arbitrare dhe zhdukjet me forcë të qytetarëve të Afganistanit, veçanërisht grave të reja”, vazhdojnë të zhvillohen.
Statement of the Embassy and Permanent Mission: A Taliban delegation is said to have arrived in city of Geneva.The purpose of the visit, according to the sponsoring Geneva based NGO is a discussion on humanitarian aid and international humanitarian law with relevant aid agencies. pic.twitter.com/GbfVGYKB2A
— Afghanistan in Geneva (@AfghanistanInCH) February 9, 2022