Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, ka bërë të ditur se në fillim të vitit tjetër pritet të nisë regjistrimi i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në shtetet e huaja.
Makolli ka theksuar se ky është interes shtetëror i Kosovës, raporton “Tribuna Shqiptare”.
Ky llogaritet të jetë ‘ekstra-regjistrim’, prandaj gjatë publikimit të rezultateve finale të regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare, nuk pritet të përfshihen edhe të dhënat aktuale për numrin e mërgimtarëve.