Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur për lehtësimin e masave pas mbledhjes së Qeverisë.
Sipas Vitisë, lajmet e mira vijnë për shkak të rënies së numrit të infektimeve dhe përmirësimit të situatës në spitale.
Ai ka bërë të qartë se nëse vazhdon të bie numri i të infektuarve, nga 15 qershori do të lejohen edhe mbajtja e ahengjeve.
“Nga 15 qershori, nëse vazhdon ky trend i situatës epidemiologjike, do të lejohet edhe mbajtja e ahengjeve”.
Sipas vendimit të sotëm të Qeverisë, organizimi i ahengjeve ndalohet deri me datë 15 qershor 2021, pas së cilës datë sipas situatës epidemiologjike do të ketë rivlerësim të kësaj pike.