Që nga shtatori ku edhe fillon viti i ri shkollor, nxënësit në Shqipëri nuk do të lejohen të bartin telefonët e tyre gjatë orëve të mësimit.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla me anë të një vendimi, ka ndaluar përdorimin e celularëve gjatë procesit mësimor si nga nxënësit ashtu dhe nga mësuesit.
Urdhri hyn në fuqi menjëherë dhe pritet që të zbatohet në vitin e ri arsimor që fillon më 17 shtator.
Në të njëjtin vendim qartësohet ndalimi gjatë procesit mësimor gjatë orëve të mësimit por jo në pushime dhe aktivitete të tjera.