Kombet e Bashkuara kanë parashikuar që deri në vitin 2100, çdo i katërti banor i planetit do të jetë mbi 65 vjeç, teksa sipas parashikimit, popullsia e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë kryesisht më e moshuar dhe në ketë botë do të prijë Shqipëria, ndërsa Kosova në vendin e dytë, raporton REL, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit, Shqipëria është e para në këtë listë me 49.1% me popullësinë më të moshuar, e pastaj Kosova do të radhitet e dyta me 43.7%.
Në vendin e tretë popullsinë më të vjetër do ta ketë Serbia, me 37.5%. Pastaj, Maqedonia e Veriut me 36.6%, Bosnjë e Hercegovina më 36.4% dhe Mali i Zi 34.2%.
Në vitin 2022, Katari ishte vendi me më së pak banorë mbi 65 vjeç – 1.5%.
Sipas parashikimeve të Kombeve të Bashkuara në vitin 2100 pritet të jetë Çadi me 9.6%.