Testimet me tri vaksina të ndryshme janë afër për t’u futur në fazën finale, duke i bërë ekspertët të ndihen optimistë për të ardhmen, transmeton Telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Rezultatet e eksperimenteve të vaksinave – që njihen si HTVN 702, Imbokodo dhe Mosaico – do të dalin qysh në vitin e ardhshëm.
Për momentin, personat e diagnostikuar me HIV mund të përdorin ilaçe, të cilat u ndihmojnë të mos e transmetojnë sëmundjen, madje as përmes seksit.
Sidoqoftë, ende nuk ekziston një vaksinë, e cila i mbron për të mos e fituar virusin, të cilin e bartin 37 milionë njerëz në botë.